Zyrtarët shëndetësorë në Indonezi po fajësojnë shfaqjen e variantit Delta të zbuluar së pari në Indi për një rritje masive të rasteve pozitive ditore në javët e fundit, por disa nga ekspertët e sëmundjeve infektive thonë se arsyet e vërteta janë tjera.
“Përhapja e këtij varianti të virusit është shumë e shpejtë“, pranoi Ministri i Shëndetësisë Budi Gunadi Sadikin. “Për shkak se shumë porte detare në Indonezi mbajnë mallra dhe shumë gjithashtu vijnë nga India, ato hyjnë nga atje“, tha ai.
Por ekspertët thonë se varianti Delta nuk është problemi kryesor.
Ata thonë se rritja e rasteve është rezultat i udhëtimeve në fund të muajit të Ramazanit – kur shumë njerëz injoruan ndalimet që ishin për të vizituar qytetet tjera, mungesa e reklamave shëndetësore të shoqëruara me mesazhe, privatizimi i regjimeve të testimit dhe disa arsyje të tjera.
Ndërsa udhëtimi ishte ende i kufizuar në aeroportet e brendshme, qeveria vlerësoi se midis pesë dhe gjashtë milion njerëz kishin udhëtuar në dy ishujt më të populluar të Indonezisë, Java dhe Sumatra gjatë periudhës së pushimeve.
“Të gjitha variantet e COVID janë një shqetësim por varianti Delta nuk ka dëshmuar të jetë më vdekjeprurës“, tha Mahardika, virologu më i vjetër në Bali. “Ajo merr një medalje argjendi; kampioni në Indonezi është ende varianti Alpha. Unë besoj se varianti Delta po përdoret si arsye, për shkak të paaftësisë së qeverisë për të menaxhuar pandeminë”.
Sipas ekspertëve, ka kaluar më shumë se një vit në pandemi, por qeveria ka dëshmuar se është e paaftë për të menaxhuar COVID-19. Ata kanë frikë se Indonezia së shpejti mund të përballet me një shpërthim të krahasueshëm me atë në Indi.
“Varianti Delta do të shtoj infeksione muajin tjetër“, tha njëri nga ta. “Unë parashikoj që në korrik do të ketë një ngarkesë të madhe dhe vdekshmëri në rritje sepse 40 përqind e popullsisë jeton në ishull dhe kjo dendësi i vë ata në një situatë shumë të rrezikshme“.
Edhe kur rastet rriten, Indonezia është ende duke folur për lejimin e vizitorëve të huaj që të kthehen në destinacionet e njohura si Bali, që mirëpriti 10 milion turistë në vitin 2019 – vitin e fundit para goditjes nga pandemia.
“Lancet ka botuar një artikull duke thënë se mënyra e vetme për t’u marrë me shpërthimet [e infektimeve] është eliminimi, jo zbutja“, tha Utomo.
“Udhëheqësit tanë duhet të ‘shkatërrojnë’ lakoren, të mos shqetësohen nëse njerëzit do të votojnë për ta në zgjedhje. Përndryshe, ne kurrë nuk do të dalim nga kjo pandemi”./UBTNews