India ka ndaluar shfaqjen e një dokumentari të BBC-së që trajton rolin e kryeministrit Narendra Modi në trazirat vdekjeprurëse më shumë se 20 vjet më parë, një veprim që kritikët e cilësuan si sulm ndaj lirisë së shtypit.
Një këshilltar i lartë në Ministrinë e Informacionit dhe Transmetimit tha se udhëzimet për të bllokuar dokumentarin u lëshuan duke përdorur “fuqitë emergjente” të qeverisë që janë në dispozicion sipas rregullave të informacionit dhe teknologjisë së Indisë.
Dokumentari dypjesësh “India: The Modi Question”, kritikon Modin, i cili ishte kryeministër i shtetit perëndimor të Gujaratit në vitin 2002, kur shpërthyen trazirat midis shumicës hindu dhe myslimanëve të pakicës.
Dhuna shpërtheu pas bombardimit të një treni ku mbetën të vdekur dhjetëra hindu dhe u fajësuan myslimanët.
Në shenjë hakmarrjeje, turmat hindu u vunë zjarrin shtëpive dhe dyqaneve në pronësi të muslimanëve. Më shumë se 1 mijë njerëz – kryesisht myslimanë – u vranë, sipas shifrave të qeverisë./UBTNews/