UBT News

Indi: Rrufeja i vret 11 persona, teksa po bënin selfie

Rrufeja iu morri jetën 11 persona dhe i lënë me lëndime rreth 30 të tjerë, në Indi, teksa po bënin selfie, raporton BBC.

Rastin e ka bërë të ditur policia lokale e cila raporton se shumica e të vdekurve ishin adoleshentë.

Në ndërtesë, gjendeshin 27 persona, ndërsa 11 mbetën të vdekur pjesa tjetër iu nënshtruan tretmanit mjekësor si pasojë e lëndimeve.

Zyrtari i lartë i provincës, Ashok Gehlot, ka njoftuar se do ti kompensoj familjet e viktimave me nga 6 mijë e 700 dollarë,.

Departamenti Meteorologjik i Indisë thotë se ka pasur numër të madh të goditjeve nga rrufeja, e gjitha si pasojë e ndryshimit të klimës dhe monsuneve.

Periudha e monsuneve në Indi karakterizohet me reshje të mëdha, ku disa prej tyre qojnë në përmbytje.

Të dhënat tregojnë, se numri i incidenteve të shkaktuara nga rrufeja, është rritur me 30-40 për qind që nga vitet e 90-eta. Rreth 2000 njerëz në Indi vdesin çdo vit si pasojë e goditjeve nga rrufeja.

Exit mobile version