UBT News

Indi: Përdhunuan dhe vranë një 9-vjeçare, një prift mes të arrestuarve

Një prift hindu është mes 4 burrave që janë akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 9-vjeçare në Indi. Ngjarja ka ndodhur në 1 gusht, në Nju Delhi.

Vajza, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ishte dërguar nga nëna e saj për të mbushur ujë. Burrat u arrestuan në 2 gusht dhe tashmë janë akuzuar zyrtarisht për përdhunim, vrasje dhe shkatërrim provash.

Nëna e vajzës tha për BBC se e kishte gjetur vajzën e saj të pajetë dhe me shenja dhune, por 4 burra, mes tyre edhe një prift, nuk e kishin lejuar që të telefononte policinë, por e kishin futur vajzën menjëherë në krematorium.

Sipas CNN, personat e përfshirë në krimin makabër mund të dënohen me vdekje.

Vdekja e vajzës 9-vjeçare shkaktoi protesta të mëdha përgjatë 4 ditëve në Indi, me mijëra protestues që kërkuan llogari nga kryeministri i vendit për faktin se nuk po vihej drejtësi.

Exit mobile version