Policia në shtetin perëndimor të Indisë, Maharashtra ka arrestuar një adoleshent i cili dyshohet se ia preu kokën motrës së tij shtatzënë. E gjitha kjo ndodhi sipas policisë pasiqë ajo u martua pa lejen e familjes së saj, raportojnë mediat lokale.
19-vjeçarja po përgatiste çaj për të ëmën dhe vëllain kur u sulmua me një drapër. Më pas adoleshenti dhe e ëma e tij janë dorëzuar në polici. Policia dyshon se ata realizuan edhe një fotografi me kokën e saj.
Ai u dërgua në një qendër paraburgim për të mitur pasi avokati i tij tha se ai është më i ri se 18 vjeç. Megjithatë, një zyrtar i policisë tha se ata do ta kundërshtojnë këtë masë në gjykatë pasi kishin gjetur një certifikatë që dëshmon se ai është i rritur. Kurse e ëma është dërguar në mbajtje.
Viktima ishte larguar nga shtëpia në muaj qershor dhe u martua me të dashurin e saj ani pse familja e saj kundërshtoi lidhjen e tyre. Edhe pse të dy i përkisnin të njëjtës kastë, familja e saj nuk e miratoi martesën e tyre meqë familja e tij ishte më e varfër.
E reja nuk mbajti shumë kontakt me familjen e saj pas martesës, por nëna e saj e vizitoi atë një javë para vrasjes. Policia tha se ajo e dinte që vajza e saj ishte shtatzënë./UBTNews