UBT News

Indi: 400 mijë raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve

Në Indi, një nga vendet më të prekura nga pandemia e koronavirusit (COVID-19), numri i rasteve të reja ditore me virus ka tejkaluar shifrën 400 mijë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 3 mijë e 523 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave shkoi në 211 mijë e 853. Ndërsa me 401 mijë e 993 raste të reja, numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 19 milionë e 164 mijë e 696.

Exit mobile version