Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 4.454 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave në vend ka shkuar në 303.720
Ka tejkaluar mbi 300 mijë numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në Indi e cila është një prej vendeve më të prekura nga pandemia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 4.454 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave në vend ka shkuar në 303.720. Me 222.315 raste, numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 26.752.447 dhe në këtë mënyrë në Indi është regjistruar shifra më e ulët e rasteve ditore që nga 15 prilli.
Numri i vdekjeve ditore për herë të parë shkoi mbi 4 mijë më 8 maj, ndërsa me 4.529 jetë të humbura më 19 maj në vend u regjistrua niveli më i lartë i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë.
Numri i rasteve ditore të cilët arritën kulmin në vend, që nga 7 maji e deri tani ka hyrë në trendin e rënies. Në 6 ditët e fundit ka rënë nën 300 mijë.
– Pandemia ka kaluar në rënie në qytetet e mëdha të Indisë
Numri i rasteve ditore të COVID-19 në kryeqytetin New Delhi të Indisë i cili më 22 prill ishte mbi 26 mijë, theksohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.649 raste. Dhe në Mumbai i cili ka një popullsi rreth mbi 12 milionë banorë, më 4 prill u shënuan mbi 11 mijë raste, ndërsa në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.427 raste të reja.
Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i vdekjeve dhe rasteve mund të jetë shumë më i lartë se nga shifrat e publikuara.
– Fushata e vaksinimit
Në kuadër të fushatës së vaksinimit e cila ka filluar më 16 janar, në Indi janë kryer 196.051.962 doza të vaksinës.
Në vendin popullsia e të cilit ka arritur në rreth 1,4 miliard banorë vaksinimi nuk ka arritur ende në nivelin që mund të ndalojë pandeminë. Instituti i Serumeve të Indisë ka deklaruar se në vend ka probleme në furnizimin me vaksina.