Në një ngjarje të papritur pas ndeshjes, sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez, u rrah në tribuna me disa tifozë kolumbianë të pakënaqur, të cilët e ofenduan familjen e tij. Kjo ndodhi pas fitores të Kolumbisë 1-0 kundër Uruguait në ndeshjen e tyre të fundit në Copa America.
Golin e fitores për Kolumbinë e shënoi Lerma në minutën e 39-të, duke marrë një pasim nga James Rodriguez. Pas përfundimit të ndeshjes, Nunez vendosi të shkonte në tribunë për të takuar familjarët e tij, por atje ai u përball me një situatë të tensionuar. Disa tifozë e ofenduan atë dhe familjen e tij, duke shkaktuar një reagim emocional nga Nunez.
Ky incident shkaktoi një rrëmujë në stadium, ku Nunez u rrah nga disa tifozë, derisa policia u angazhua për të ndaluar situatën e eskaluar të dhunës.
Kolumbia tani ka arritur në finalen e Copa America dhe do të përballet me një rival të fortë për titullin e kampionit./UBTNews/