Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë të Veriut, ka njoftuar se rreth orës 01:00 pas mesnate, është raportuar për një incident zjarri në komunën e Zveçanit, ku një veturë është përfshirë nga flakët.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e vendit të ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë gjithashtu edhe ekspertë të zjarrit për të kryer ekzaminimet përkatëse.
Sipas të dhënave fillestare dhe dëshmive të mbledhura në terren, dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një defekt në sistemin elektrik të veturës.
Hetimet rreth këtij rasti janë ende në vazhdim, me qëllim të ndriçimit të plotë të shkaqeve dhe rrethanave që çuan në incident.