UBT News

Incident në Tiranë, një veturë futet në mes të sheshit “Skënderbej”

Një veturë ka thyer barrierat dhe është futur në mes të sheshit “Skënderbej” në Tiranë.

Bëhet e ditur se nuk ka të lënduar, por ende nuk dihet nëse është ndonjë sulm terrorist apo hyrje për shkak të problemeve shëndetësore.

Policia ka arrestuar autorin. Ndërkohë, ai është sulmuar edhe nga qytetarët. Policia është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Exit mobile version