Inaki Williams pritet që ta thyejë rekordin për më së shumti paraqitje radhazi në histori të La Ligas, nëse paraqitet sot në ndeshjen e Athletic Bilbaos kundër skuadrës së Alaves.
Nëse ai luan sot në stadiumin “San Mames”, sulmuesi spanjoll do ta regjistrojë paraqitjen e tij të 203 radhazi në ligën spanjolle.
Momentalisht, Williams është vetëm lojtari i dytë që paraqitet në mbi 200 ndeshje radhazi në La Liga, ku sot pritet ta thyejë rekordin e ish-mbrojtësit të Real Sociedad Juan Larranaga, i cili kishte qenë aktiv përgjatë viteve 1980-1994.
Që prej debutimit të tij në fanellën e Athletic Bilbaos në dhjetor të vitit 2014, në 303 paraqitje për klubin, Williams ka regjistruar 67 gola mbi emrin e tij.