UBT News

Inagurohet Orkestra e Kryeqytetit në Prishtinë

Gjatë kësaj jave u inagurua Orkestra e Kryeqytetit. Ky event me rëndësi unike u mbajt në Sallën e Kuqe ku mblodhi shumë personalitete dhe personazhe të njohura të fushave të ndryshme.

Nuk mungoi i pari i Prishtinës, Përparim Rama i cili e ndoqi nga afër këtë paraqitje dinjitoze të të rinjëve që na përfaqesuan aq mirë.

“Kryeqyteti ka hy në një kapitull të ri kulturor – u inagurua Orkestra Prishtina! Ky është një moment historik për kryeqytetin, që për herë të parë ka orkestrën e vet profesionale. Me këtë hap të madh, e dëshmojmë edhe një herë vizionin dhe respektin tonë për kulturën – të cilën e vendosim fuqishëm në zemër të jetës publike të Prishtinës. Faleminderit Gencit, Gresës, Sibelit dhe të gjithë atyre që punuan që kjo ëndërr të jetësohet sonte”, shkroi Rama në rrjetin social Facebook.

Kjo orkestër nuk është thjesht një bashkim muzikantësh të talentuar, është një trupë që do t’i japë ritëm jetës sonë publike, do të ndërtojë ura mes brezash e komunitetesh, dhe do ta vendosë Prishtinën në mesin e qyteteve që e kuptojnë dhe e vlerësojnë thellësisht rolin e kulturës në zhvillimin shoqëror.

Përndryshe, në kuadër të aktiviteteve për muajin e Çlirimit të Prishtinës, pas një varg ngjarjesh të rëndësishme kulturore, Kryeqyteti mirëpriti inaugurimin e Orkestra Prishtina – OPR. /A.Zeneli – UBT News/

 

Exit mobile version