Në një atmosferë kulturore e reflektuese, ku letërsia u bëri homazh lirisë, kulturës dhe identitetit kombëtar, në qytetin Soltau të Gjermanisë u përurua romani më i ri i autorit Ilir Shaqiri, me titull “Polifoni e mendjeve të lira”.

Ngjarja mblodhi studiues, krijues dhe dashamirë të letërsisë nga trojet shqiptare — Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe viset e tjera — duke krijuar një atmosferë të veçantë shpirtërore dhe artistike.
Ilir Shaqiri shprehu falënderime të veçanta për të gjithë pjesëmarrësit që e nderuan me praninë dhe kontribuan në suksesin e promovimit.
Ai falënderoi nikoqirin e ngjarjes, mikun e tij Isa Gashi për mikpritjen vëllazërore dhe organizimin e shkëlqyer të aktivitetit.
Romani “Polifoni e mendjeve të lira” sjell një reflektim të thellë mbi lirinë, mendimin kritik dhe identitetin në kohët moderne, duke ofruar një zë të veçantë dhe të domethënshëm në letërsinë bashkëkohore shqiptare. /A.Z/UBT News/