UBT News

Ilir Murtezaj rikthehet në krye të ATK-së

Nga sot Ilir Murtezaj rifillon punën në pozitën e drejtorit të Përgjithshme të Administratës Tatimore të Kosovës, bazuar në Vendimin NR. 302/2020, të marr nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, për rikthimin në pozitën e drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së.

“Andaj, bazuar në kompetencat dhe përgjegjësitë që ka drejtori i përgjithshëm i ATK-së, sot drejtori Murtezaj ka mbajtur takimin e parë me menaxhmentin e lartë të ATK-së për këtë vit, në të cilin janë diskutuar planet dhe aktivitetet për vitin 2021, si dhe shumë projekte të tjera, të cilat do të vazhdojnë të finalizohen gjatë këtij viti”, thuhet në njoftimin e ATK-së./UBTNews

Exit mobile version