UBT News

​IKSHPK: Uji nga Badoci me përmirësim, por jo i pijshëm

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar një përditësim zyrtar lidhur me praninë e manganit në ujin e pijshëm në zonën e furnizimit nga Liqeni i Badocit.

Nga Instituti thonë se sipas matjeve të kryera gjatë javës së fundit në laboratorët e tyre, vlerat e manganit kanë shënuar një ulje të ndjeshme, duke zbritur në 0.067 mg/L, që është nën pragun shëndetësor të përcaktuar nga OBSH (0.3 mg/L), por ende mbi kufirin ligjor të Kosovës, që sipas udhëzimit administrativ është 0.05 mg/L.

Për këtë arsye, IKSHPK vazhdon të rekomandojë që uji në këtë zonë nuk është i sigurt për konsum njerëzor.

“Me qëllim të respektimit të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjes së shëndetit të popullatës, IKSHPK vazhdon të këshillojë që uji të mos përdoret për pije deri në normalizimin e plotë të parametrave të cilësisë,” thuhet në komunikatë.

IKSHPK njofton gjithashtu se do të vazhdojë monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit dhe do të informojë qytetarët për çdo ndryshim të rëndësishëm./S.K/KP/

Exit mobile version