Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen me vaksinën anti-Covid.
IKSHPK përmes një njoftimi ka thënë se qytetarët duhet të vaksinohen për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre.
“Mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia e disave”, shkruan IKSHPK në postimin e tyre.
“Mosvaksinimi përkeqëson situatën epidemiologjike, rritë rastet e sëmundjes, rritë rastet e vdekjes, mbingarkon institucionet shëndetësore”, thuhet tutje.