UBT News

Ikona e tenisit, Roger Federer, njofton pensionimin

Legjenda e tenisit, zvicerani Roger Federer njoftoi tërheqjen e tij nga sporti të enjten pas një karriere 24-vjeçare, njoftoi ai personalisht në një deklaratë të postuar në Twitter.

Federer tha se Laver Cup në Londër javën e ardhshme do të jetë eventi i tij i fundit ATP. Ai është përballur me lëndime dhe operacione të shumta dhe thotë se i njeh “kapacitetet dhe kufijtë e trupit të tij”. Ai postoi një regjistrim të vetes duke lexuar letrën.

“Tenisi më ka trajtuar më bujarisht sesa do të kisha ëndërruar ndonjëherë, dhe tani duhet të kuptoj se kur është koha për t’i dhënë fund karrierës sime konkurruese”, tha Federer. “Unë do të luaj më shumë tenis, sigurisht, por jo në Grand Slams ose në turne”.

“Ky është një vendim i hidhur, sepse do të humbas gjithçka që më ka dhënë turneu”, shkroi Federer. “Por në të njëjtën kohë, ka shumë për të festuar. Unë e konsideroj veten një nga njerëzit më me fat në Tokë”.

Ai u bë profesionist si adoleshent dhe krijoi rivalitet kundër të mëdhenjve të tjerë si Rafael Nadal dhe Novak Gjokovic.

Ai falënderoi gruan e tij Mirka, prindërit, motrën dhe ekipin e tij të biznesit në letrën emocionuese. Federer krenohet me mbi 130 milionë dollarë fitime në karrierë. Sponsorët e tij përfshijnë Wilson, Rolex, Mercedes-Benz, Uniqlo, Moet Hennessey dhe Credit Suisse.

Federer nuk deklaroi planet e tij pas daljes në pension, por ai e përfundoi letrën duke shkruar: “Më në fund, për lojën e tenisit: Unë të dua dhe nuk do të të lë kurrë”./UBTNews/

Exit mobile version