UBT News

Iker Casillas rikthehet në Real Madrid

Legjenda e klubit të Real Madridit, Iker Casillas, është rikthyer në klubin ku arriti kulmin e karrierës. Ai tani është rikthyer në cilësinë e ndihmës drejtorit të përgjithshëm, në fondacionin e Real Madridit.

Klubi madrilen e ka cilësuar ish-lojtarin e tyre si një legjendë që përfaqëson vlerat e klubit dhe njëherit si portierin më të mirë të historisë së klubit madrilen.

Casillas me Real Madridin ka fituar 19 tituj në 25 vite në klub, përshirë 3 kupa Evropiane, 3 Kupa të Botës për klube, 2 Superkupa Evropiane, 5 liga, 2 Copa del Rey dhe 4 superkupa spanjolle.

Klubi madrilen ndër të tjerash ka thënë se ndjehet krenar që mirëpret një nga kapitenët më të shkëlqyeshëm në shtëpi./UBTNews

Exit mobile version