Gjigandi suedez i mobiljeve IKEA po ndjek disa kompani të tjera në pezullimin e operacioneve të tij në Rusi deri në një njoftim të dytë.
E njëjta gjë vlen edhe për operacionet në Bjellorusi, sipas një deklarate të kompanisë. Vendimi prek 15 000 punonjës të IKEA-s.
“Lufta ka pasur tashmë një ndikim të madh njerëzor. Ajo po shkakton gjithashtu ndërprerje serioze në zinxhirin e furnizimit dhe kushtet e biznesit. Për të gjitha këto arsye, grupet e korporatave kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht operacionet e IKEA në Rusi”, theksoi IKEA.
Lëvizja do të thotë se të gjitha eksportet dhe importet drejt dhe nga Rusia dhe Bjellorusia do të pezullohen. E njëjta gjë vlen edhe për prodhimin në Rusi.
Do të thotë gjithashtu se të gjitha shitjet në dyqanet e mobiljeve IKEA në Rusi dhe Bjellorusi do të ndalen.
Kujtojmë që edhe kompani të tjera si Apple, BMV dhe Jaguar kanë ndërprerë të gjitha shitjet në Rusi.