Gjigandi suedez i mobiljeve, Ikea, tha të mërkurën se do të zvogëlojë aktivitetet e saj në Rusi dhe Bjellorusi, pasi i vendosi ato në pritje pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Bizneset dhe zinxhirët e furnizimit në të gjithë botën janë ndikuar shumë dhe ne nuk shohim që është e mundur të rifillojmë operacionet së shpejti, si pasojë, Inter IKEA Group dhe Ingka Group tani kanë vendosur të hyjnë në një fazë të re për të zvogëluar më tej biznesin e IKEA në Rusi dhe Bjellorusi“, tha në një deklaratë Ingka Group, e cila administron shumicën e dyqaneve të Ikea. /UBTNews/