Rusia mund të ndërpresë plotësisht gazin për Evropën pasi kërkon të forcojë levën e saj politike mes krizës në Ukrainë, tha të mërkurën kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, duke shtuar se Evropa duhet të përgatitet tani.
“Duke marrë parasysh këtë sjellje të fundit, nuk do të përjashtoja mundësinë që Rusia të vazhdojë të gjejë çështje të ndryshme aty-këtu dhe të vazhdojë të gjejë justifikime për të reduktuar më tej dërgesat e gazit në Evropë dhe ndoshta edhe ta ndërpresë atë plotësisht. Kjo është arsyeja pse Evropa ka nevojë për plane emergjente”, tha drejtori ekzekutiv i IEA-s, Fatih Birol në një deklaratë. Deklarata e dërguar për Reuters. /UBTNews/