Ylli i “Luther”, Idris Elba thotë se ai nuk i referohet më vetes si aktor me ngjyrë, sepse ky etiketim e shtyu atë drejt një “kutie” dhe se obsesioni me racën mund t’ia pengojë aspiratat dhe ngritjen profesionale.
Duke folur për Esquire UK, në një intervistë që u publikua të mërkurën, fituesi i Golden Globe tha se meqë ai është anëtar i shquar i komunitetit me ngjyrë, ky lloj separatizmi në Hollywood mund t’ia largojë fansat.
“Nëse do të kalonim gjysmën e kohës duke mos folur për dallimet, por ngjashmëritë mes nesh, i gjithë planeti do të kishte një ndryshim në mënyrën se si ne sillemi me njëri-tjetrin”, tha Elba mes tjerash.
“Si njerëz, ne jemi të fiksuar pas racës. Dhe ky obsesion mund të pengojë vërtet aspiratat e njerëzve, të pengojë rritjen e njerëzve”, deklaroi ai tutje.
Elba njihet për portretizimin e zotit të drogës, Stringer Bell, në serialin e HBO, “The Wire”, si dhe për rolin e tij si DCI John Luther, në serialin e BBC-së, “Luther”./UBTNews/