Shpeshherë, na vijnë dise ide biznesi në mendje që mendojmë se mund t’i duhen tregut, por jo gjithmonë rezulton kështu për fat të keq.
Disa njerëz kanë treguar online bizneset e tyre të vogla (via Small Business Trends) që mendonin se do funksionin, kështu që nëse edhe ju keni patur ide të tilla, është më mirë të mos e merrni mundimin për t’i zhvilluar.
– Një lokal ku ofrohej çdo pije falas, mjafton të paguaje minutat ose orët që qëndroje aty. Sigurisht që do falimentonte sepse të gjithë po pinin shpejt dhe shumë më tepër seç po paguanin për kohën.
– Një buton me sinjal që duhet ta shtypje sa herë doje të kryeje marrëdhënie seksuale me partnerin. Pati shumë pak shitje sa për ta provuar në fillim, por gjithashtu falimentoi si biznes sepse mjaftonte të komunikoje me partnerin, pa qenë nevoja për shpenzime shtesë.
– Një burrë vendosi të shiste dru dhe kërkonte parapagim kur në fakt as dru nuk kishte për të shitur. Kjo quhej vjedhje jo biznes dhe bëri 4 vite burg për këtë ide brilante.
– Dikush u frymëzua nga fermat me kuaj dhe mendoi të hapte një biznes me kuaj deti. Ok, ide interesante, por ndryshe nga kuajt si mund të përfitosh prej kësaj ideje me kuajt e detit? S’ka asnjë mënyrë, kështu që falimentoi pasi ishte edhe tepër e vështirë për t’u kujdesur për kuajt e detit.
– Dikush vendosi të hapte një dyqan të vogël në cep të rrugës dhe kishte çdo produkt me shije banane si akullore, lëng, puding, kek. Falimentoi shpejt sepse nuk është një shije e preferuar nga shumica dhe nuk kishte opsione të tjera në dyqan.
– Një kufje bluetooth që duhej të “instalohej” brenda veshit, pra me ndërhyrje kirurgjikale në trup. Kush është ai person që do e bënte diçka të tillë dhe pse???