Terrorizmi, spiunazhi, përhapja e armëve të shkatërrimit në masë, sulmi ndaj infrastrukturës kritike, si dhe radikalizmi i dhunshëm nga e majta dhe e djathta janë kërcënimet kryesore që Zvicra po përballet tani më fort, sipas raportit vjetor të Shërbimit të Inteligjencës, transmeton albinfo.ch.
Për sa i përket terrorizmit, kërcënimi më i madh vjen nga individë të radikalizuar që veprojnë vetëm sesa nga grupe të organizuara, shkruan Thelocal.
Përveç terrorizmit, raporti përmend një kërcënim të ri në fushën e mbrojtjes dhe në hapësirën kibernetike, ku kryhen sulme dhe skema të ndryshme të paligjshme.