Liverpooli është i gatshëm të përdorë Naby Keita-n si një kartë shkëmbimi në përpjekje për të joshur Nicolo Barella-n që të largohet nga Interi, pretendon “Calciomercatoweb”.
Thuhet se “Reds” janë të etur për të sjellë në “Anfield Road” reprezentuesin italian, por shpresojnë zikaltërit të pajtohen për uljen e çmimit duke përfshirë shërbimet e Keitas.
Deri në këtë pikë të afatit kalimtar, Interi asnjëherë nuk e ka hapur mundësinë për të shitur Barellan. Ata janë në bisedime me Lukakun dhe Dybalan si ofrime të mundshme, derisa po negociojnë edhe me PSG-në për shitjen e Milan Skriniar.