iCarly ka zbuluar sekuencën e hapjes së titullit dhe si personazhet e saj kryesorë, ku tani të gjithë janë rritur.
Me përjashtim të së njëjtës këngë, intro ofron një vështrim krejt të ri në ish-serialin ikonik Nickelodeon. Laci Mosley (Harper) dhe Jaidyn Triplett (Millicent) bashkohen me Miranda Cosgrove (Carly), Nathan Kress (Freddie) dhe Jerry Trainor (Spencer) në sekuencën, e cila i tregon ata në një seri pamjesh, veshjesh dhe situatash të ndryshme.
Cosgrove, e cila shërben si producente ekzekutive në projekt, më parë i tha Seventeen Magazine se ajo “u angazhua shumë” për të mbajtur këngën origjinale të shfaqjes. Ajo gjithashtu përmendi që ideja e ri-regjistrimit të së njëjtës melodi thjesht nuk qëndroi mirë me vizionin e ri që ajo dhe producentët kishin në mendje. “Ne provuam disa herë, duke menduar për të regjistruar prap të njëjtën këngë tani ose duke bërë një këngë tjetër,” i tha ajo Seventeen. “Por, për mua, kur shikoj “rigjallërimin”, unë gjithmonë shpresoj në këngën origjinale dhe ndihem sikur asnjë prej tyre nuk qëndron kurrë në të vërtetë me origjinalin. Kështu që ne përfunduam me të njëjtën në fund“.
Fansat i’u gëzuan kësaj, gjë e cila shihej në komentet e mbushura pozitivitet, dhe të cilët shprehnin se mezi presin kthimin e iCarly në javën e ardhshme.
Seriali pritet të zbresë në shërbimin streaming Paramount + më 17 qershor. Për kthimin e Cosgrove në TV, aktorja ndan ngazëllimin por pranon se kjo përvojë është krejtësisht e ndryshme nga hera e parë që ajo luajti në serial.
“Unë jam në një pozicion krejt tjetër tani duke punuar për rinisjen [e serialit] sesa isha kur isha fëmijë, sepse unë në fakt jam një producent ekzekutiv në të,” i tha ajo Complex. “Kështu që unë do të ndihmoj në redaktimin e të gjitha episodeve dhe do të lexoj të gjitha skicat dhe skenarët dhe të jap shënime dhe gjithçka. Thjesht ka qenë një gjë krejt e re për mua. Unë kurrë nuk kam bërë diçka të tillë më parë, dhe ndihet vërtet mirë, duke shkuar nga të qenit fëmijë në një shfaqje dhe duke mos patur në të vërtetë një kontroll të plotë mbi atë që karakteri im bëri në episode ose diçka të tillë, kurse tani jam një pjesë e madhe e procesit” përfundoi Cosgrove e cila luan rolin kryesor në iCarly.