UBT News

Ibrakoviq e nis aventurën te Prishtina me barazim

Ka përfunduar ndeshja hapëse e xhiros së 14 në Superligën e Kosovës mes Prishtinës dhe Dukagjinit, ku pas 90’ minutave lojë nuk ka fitues në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kampioni aktual i Superligës, Prishtina nuk ka arritur të sigurojë më shumë se një pikë në ndeshjen kundër Dukagjinit, ku rezultati final i ndeshjes është 0:0.

Pas shkarkimit të Zekirija Ramadanit, dhe emërimit të Abdulah Ibrakoviq si trajner, ky i fundit e nisi aventurën e tij te “Plisat” me barazim.

Me pikët e reja, Prishtina pas 14 ndeshjeve të zhvilluara ngjitet në pozitën e pestë në tabelë me gjithsej 18 pikë të arkëtuara, kurse Dukagjini zë vendin e tetë në tabelë me vetëm 15 pikë, një më pak se Ulpiana që gjendet në vendin e shtatë.

Rezultati final i ndeshjes mes Prishtinës dhe Dukagjinit është i barabartë 0:0.

Exit mobile version