UBT News

Ibrakovic largohet përfundimisht nga Prishtina

Në dy xhirot e fundit të BKT Superligës së futbollit në Kosovë bardhë e kaltërtit nuk do të jenë nën urdhrat e Ibrakovicit kjo pasiqë trajneri Abdulah Ibrakovic që e udhëhoqi Prishtinën nga xhiroja e 14-të, u largua nga klubi kryeqytetas pas ndeshjes me Ulpianën.

26 ndeshje zyrtare në BKT Superligë dhe në kuadër të Kupës së Kosovës i ka zhvilluar Prishtina nën komandën e Ibrakovicit. Në Superligë ka arritur nëntë fitore, katër barazime dhe tetë humbje.

Sa i përket ndeshjeve për Kupën e Kosovës në rrethin e parë e ka mposhtur Besën kurse në rrethin e dytë Drenicën. Në çerekfinale e eleminoi Ballkanin dhe në gjysmëfinale u përball me Llapin të cilin e mposhti në ndeshjen e parë kurse në atë kthyese humbi dhe nuk arriti në finale./UBTNews/

Exit mobile version