Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic do të jetë pjesë e kastit në filmin e ri Asterix dhe Obelix, i cili duhet të dalë në treg në vitin 2022.
Suedezi veteran hyri në botën e artit gjatë Festivalit të Sanremos këtë vit dhe L’Equipe raporton se ai do të jetë pjesë e Asterix dhe Obelix: Rruga e Mëndafshit.
39-vjeçari pastaj njoftoi në Instagram se do të jetë Antivirus në film.