UBT News

Ibrahimovic takohet me lojtarët dhe Piolin për herë të parë pas rikthimit te Milan

Zlatan Ibrahimovic arriti sot në mëngjes në Milanello për tu takuar me lojtarët e Milanit dhe Stefano Piolin, për herë të parë pas rikthimit në klub.

Pronarët e Milanit, RedBird e konfirmuan rikthimin e Ibrahimovic te Milani para dy javëve, duke zbuluar se ish-sulmuesi do të jetë në rolin e këshilltarit në klub.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Ibrahimovic u rikthye në Milanello sot në mëngjes për tu takuar me Piolin dhe lojtarët e tij. Kjo është hera e parë që Ibra është takuar me skuadrën e “Rossonerëve” që prej se morri detyrën e re te Milani.

Takimi ishte paraparë të zhvillohet javën e kaluar, por Ibrahimoviv nuk mundi të merrte pjesë për shkak se ishte i sëmurë.

Detyrat e 42 vjeçarit në Milanello përfshijnë të përforcojë mentalitetin fitues të klubit, dhe të fokusohet në zhvillimin e lojtarëve.

Ibrahimovic shënoi 37 gola në 78 paraqitje nën urdhrat e Piolit. Si futbollist, ai iu bashkua “Rossonerëve” dy herë. Herën e parë në vitin 2010 nga Barcelona, dhe më pas në janarin e vitit 2020 nga LA Galaxy.

Në përgjithësi, Ibrahimovic shënoi 93 gola në 163 paraqitje me gjigantin e Serie A.

Exit mobile version