Shpresat e pakta që ekzistonin, u venitën pasi sulmuesi u largua përpara kohe nga qendra sportive në Milanelo. Braktisja e stërvitjes ishte sinjal që Ibra nuk ishte në dispozicion për duelin me Atletico Madrid.
Futbollisti i cili javën e ardhshme feston 40-vjetorin e lindjes, ka luajtur vetëm pak minuta në këtë sezon, për shkak të operacionit në gju. Por, edhe pse është ende në fazë rehabilitimi, përfaqësuesja suedeze vendosi ta grumbullojë.
Në këtë mënyrë, Ibrahimoviç mund të japë kontributin në përballjet me Kosovën dhe Greqinë, në kualifikueset e Botërorit 2022 në Katar.