Krahasimet me luanët, Zlatan Ibrahimovic i ka gjithnjë zakon, derisa një luan si tatuazh e ka bërë edhe në shpinë.
Por, së fundmi, sulmuesit me prejardhje boshnjake i ka dalur një problem.
“Expressen” raporton se në vitin 2011, Ibrahimovic e kishte vrarë një luan në Afrikën e Jugut.
Të copëtuar, Ibrahimovic e ka sjellur luanin në Suedi, duke i marrë lëkurën, kafkën dhe nofullat për t’i ruajtur në shtëpinë e tij në Malmo.
Një lajm shumë i bujshëm, që ka krijuar polemika të shumta, teksa pritet edhe një hetim nga autoritetet suedeze lidhur me këtë çështje.