Ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është përfshirë në listën e përzgjedhësit të Suedisë, Janne Andersson për ndeshjet e këtij muaji.
Andersson të martën ka publikuar listën, në të cilën ka zbuluar edhe emrin e Ibrahimovicit. Ibra kthehet te Suedia pas gati pesë vjetësh dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet eliminatore të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Suedia më 25 mars luan në shtëpi kundër Gjeorgjisë në kuadër të Grupit B kurse tri ditë më vonë do të përballet me Përfaqësuesen e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Ibrahimovic ishte tërhequr nga Përfaqësuesja e Suedisë pas “Euro 2016” kurse mbetet golashënuesi më i mirë me 62 gola të realizuara në 116 ndeshje të luajtura.
Krahas Ibrahimovicit, përzgjedhësi Andersson në listë pa përfshirë edhe sulmuesin e krahut të Juventusit, Dejan Kulusevski. Ibrahimovic 39-vjeçar këtë edicion është pjesë e Milanit, ekip për të cilin ka shënuar 16 gola në 21 ndeshje në të gjitha garat.