Vendet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) i kanë bërë sërish thirrje Rusisë që të braktisë termocentralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia.
”Moska duhet të tërheqë menjëherë personelin e saj dhe të heqë dorë nga pretendimi i saj i pabazë për pronësinë e termocentralit bërthamor në juglindje të Ukrainës”, sipas një rezolute të bordit të guvernatorëve të IAEA në Vjenë, shkruan ATSh.
Bordi ishte gjithashtu i shqetësuar se punonjësit ukrainas të uzinës ishin nën presion nga pala ruse dhe ishin bërë arrestime.
Kjo është rezoluta e tretë e IAEA-s kundër Rusisë që nga fillimi i luftës në shkurt.
Rusia dhe Kina votuan kundër, ndërsa shtatë vende abstenuan.