UBT News

I zbukuruar me flamuj të Kosovës, ky është vendi në të cilin ekipi kosovar po qëndron në Algjeri

Ekipi kosovar momentalisht gjendet në Algjeri, vend në të cilin edhe do të jenë pjesëmarrës të edicionit të 19-të të Lojërave Mesdhetare Oran 2022.

Ekipi ynë është sistemuar në Fshatin Mesdhetar në një ndërtesë të veçantë, të cilën dje e zbukuruan me flamuj të Kosovës,.

Në një video të postuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), tani mund të shihet nga afër edhe vendi se ku po qëndron ekipi kosovar, para fillimit të Lojërave Mesdhetare Oran 2022.

Pavarësisht se gjenden në një vend i cili nuk njeh Kosovën si shtet, ekipi kosovar ka bërë të mundur që Orani të sheh nga afër si duket flamuri i Kosovës.

Exit mobile version