Thomas Markle foli rreth intervistës që vajza e tij Meghan Markle dhe Princi Harry dhanë për Oprah Winfrey, një intervistë që ngjalli shumë reagime.
Sipas tij, i vetmi person që fiton para nga mosmarrëveshja familjare është Winfrey.
“I vetmi person që përfiton nga kjo është Oprah Winfrey”, tha Markle në emisionin “60 Minutes”.
Kur u pyet nëse ai mendon se manjatja televizive po shfrytëzon Meghan dhe Princ Harryn, ai u përgjigj. “Po, po … ky është vetëm mendimi im. Më duket se ajo po e shtyn atë për të marrë gjithnjë e më shumë nga ajo”.
78-vjeçari komentoi edhe dokumentarin kushtuar shëndetit mendor të Princ Harryt me Oprah Winfrey, në të cilin ai akuzoi babanë Charles për shkaktimin e dhimbjeve gjatë fëmijërisë së tij.
“Unë mendoj se ajo po ‘lëmon shpinën’ dhe po bën shumë para për këtë”, tha ai. “Unë mendoj se Harry po vihet në një pozitë ku ai po thotë gjëra që kurrë nuk do të jetë në gjendje t’i kthejë përsëri … Unë nuk jam duke sulmuar Oprah, por me të vërtetë mendoj se Oprah po përfiton nga Harry”.
(Përktheu dhe përshtati UBTNews)