Connor McGregor nuk i qëndron dot larg telasheve. Ish-kampioni i UFC, i pranishëm në ceremoninë e MTV Video Music Awards, u përplas me këngëtarin Machine Gun Kelly, kur të dy ishin të shoqëruar me partneret respektive.
Arsyeja e sherrit ishte se këngëtari nuk pranoi që të bënte foto me McGregor. Irlandezi nuk e priti mirë refuzimin dhe nisi ta ofendonte.
MGK e shty ish-kampionin e UFC, i cili aktualisht po rekuperohet nga fraktura në këmbë që pësoi në ndeshjen e fundit ndaj Poirier. McGregor i hodhi pijen që mbante në dorë, para se të ndërhynin punonjësit e sigurisë dhe partnerja e këngëtarit, Megan Fox.