Familja e një burri të prekur me kancer thotë se izolimi ka qenë ‘bekim’ për ta, meqë kaluan më shumë kohë bashkë.
Owen Murray nga Warickshire dhe e fejuara e tij, Laura Dear, u bënë prindër më 15 dhjetor. Ata u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Luna.
Katër ditë më vonë, mjekët i thanë çiftit se s’kanë mundësi ta trajtojnë sëmundjen e Owenit.
Ky i fundit tha se po mundohet të fokusohet “në gjërat pozitive, edhe përkundër një gjëje negative që po e mundon atë’.
E fejuara e tij, Laura tregoi se ata kanë kaluar çdo ditë bashkë dhe ishin të lumtur që mund të kujdesesshin për njëri-tjetrin./UBTNews