Bomberi shqiptar, po kalon një nga momentet më pozitive në karrierën e tij, duke bërë diferencën me cilësitë e tij të shkëlqyera. Jo vetëm në ndeshje zyrtare, shqiptari nuk nguron të rrëmbejë skenën edhe në stërvitje.
Klubi i Sauthemptonit ka postuar së fundmi në faqen zyrtare në “Instagram”, disa sekuenca nga seanca stërvitore, ku shihen futbollistët duke realizuar disa kombinime mjaft të bukura, të cilat u konkretizuan në mënyrë perfekte.
Ishte pikërisht Armando Broja ai që finalizoi me sukses “tiki-taka”-n e bardhekuqve. “Skuadra duke qëndruar në formë”, shkruan klubi në faqen zyrtare në “Instagram” bashkangjitur videos së aksionit.
Në këtë postim nuk ka munguar as komenti, i Armando Brojës, i cili ka etiketuar shokun e tij të skuadrës, Nathan Tella duke shkruar: “Tiki-Taka”.