UBT News

I lë fëmijët e mbyllur në veturë në Prizren, gjobitet e ëma me 300 euro

Policia e Kosovës ka gjobitur me 300 euro një nënë në Prizren, nën dyshimin për moskujdes ndaj të miturve.

Rasti ka ndodhur të shtunën në parkingun e një qendre tregtare, ku policia ka pranuar informacion se disa fëmijë ishin lënë të mbyllur brenda një automjeti në temperaturë të lartë.

Zyrtarët policorë kanë hapur me forcë veturën për t’i nxjerrë fëmijët, të cilët shfaqnin shenja lodhjeje dhe dehidratimi nga nxehtësia.

Pas këtij rasti, Policia ka apeluar te qytetarët që të mos i lënë asnjëherë fëmijët apo personat e ndjeshëm të mbyllur në automjete, për shkak të rrezikut të lartë nga temperaturat e verës./E.A/

Exit mobile version