UBT News

I kthehet “pirati” Majorkës!

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është rikthyer në stërvitje të plotë me skuadrën e Majorkës pas një periudhe mungese. Muriqi, i njohur për rolin e tij të rëndësishëm në sulmin “dardan”, kishte munguar në tri ndeshjet e fundit të ekipit në La Liga, si dhe në dy ndeshjet e tetorit me Kosovën ndaj Lituanisë dhe Qipros, një mungesë e dukshme për kombëtaren.

30-vjeçari tani është i gatshëm për të ndihmuar ekipin në ndeshjen e radhës ndaj Rajo Valejkano, që do të zhvillohet këtë të diel. Trajneri Jagoba Arrasate pritet ta ketë Muriqin në dispozicion, i cili këtë edicion ka zhvilluar gjashtë ndeshje, duke shënuar një gol dhe duke kontribuar me një asist.

Rikthimi i tij në stërvitje është një lajm i mirë për Majorkën, e cila po kërkon të rrisë renditjen e saj në La Liga./UBTNews/

 

Exit mobile version