UBT News

I inspiruar nga vajza e tij, ylli i futbollit tregon se është autik

Futbollisti James McClean zbuloi se u diagnostikua me autizëm, duke thënë se këtë tregim e ka ndarë për vajzën e tij, e cila gjithashtu është autike.

“Siç e dini të gjithë ju, vajza ime Willow-Ivy është autike”, shkroi 33-vjeçari në Instagram.

“Katër vjetët e fundit ma kanë ndryshuar jetën në mënyrë të jashtëzakonshme, por edhe është shumë e vështirë, pasiqë po e shoh se sa pengesa i ka kaluar në jetën e saj dhe po e mësoj se si të menaxhojë sfidat me të cilat përballet në baza ditore”, deklaroi ai.

McClean, anësor i ekipit Wigan Athletic, shtoi se sa më shumë ai dhe gruaja e tij po mësonin për çrregullimin e vajzës së tyre, aq më shumë ai njihte disa nga tiparet e saj në vetvete dhe kështu vendosi të bënte një vlerësim të çrregullimit të spektrit autik.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rreth një në 100 fëmijë vuan nga autizmi në mbarë botën. Ky term përdoret për “një grup të larmishëm kushtesh që lidhen me zhvillimin e trurit” të cilat karakterizohen “nga njëfarë shkalle e vështirësisë me ndërveprim social dhe komunikim./UBTNews/

Exit mobile version