UBT News

I dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë ende në arrati

Pas vrasjes së mbrëmshme në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku një person mbeti i vdekur nga të shtënat me armë zjarri, i dyshuari vazhdon të jetë në arrati.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 20:30. Viktima, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga një person tjetër, i cili pas incidentit është larguar në drejtim të panjohur.

Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ndodhet në kërkim, derisa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Exit mobile version