UBT News

I dyshuari për sulmin ndaj Salman Rushdie tha se ka lexuar vetëm dy faqe të “Vargjeve Satanike”

Njeriu i cili akuzohet për therjen me thikë të Salman Rushdie-s tha se ka lexuar vetëm dy faqe të romanit të diskutueshëm të autorit, “Vargjet Satanike”.

Hadi Matar, 24-vjeçar, është deklaruar i pafajshëm për akuzat pas sulmit në një ngjarje në New York, javën e kaluar.

Në një intervistë për New York Post nga burgu, Matar tha se Salman e sulmoi Islamin. Por ai nuk konfirmoi që veprimet e tij ishin të nxitura nga një fetva e lëshuar nga Irani në vitet 1980.

Matar aktualisht po mbahet në burgun e qarkut Chautauqua, në shtetin e New York-ut./UBTNews/

Exit mobile version