UBT News

I dha përgjigje pyetjes shumëvjeçare: Mbretëresha Elizabeth bën deklaratën e papritur për Camilla-n

LONDON, ENGLAND - DECEMBER 10: Camilla, Duchess of Cornwall and Queen Elizabeth II visit the new Barnardo's HQ in Barkingside on December 10, 2013 in London, England. (Photo by Chris Radburn - WPA Pool/Getty Images)

Në një deklaratë befasuese përpara se të festonte 70-vjetorin në fron, Mbretëresha Elizabeth II tha se ajo e mbështet gruan e dytë të djalit të saj që të jetë “Mbretëreshë bashkëshorte” (Queen Consort) kur ai të marrë fronin.

Monarkja 95-vjeçare e dha deklaratën e papritur në një letër të shkruar nga Sandringham House.

Pas shumë falënderimeve të përfshira në letër dhe lavdërimeve për bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip, afër fundit mbretëresha shkroi:

“Unë mbetem përjetësisht mirënjohëse dhe e përulur nga besnikëria dhe dashuria që vazhdoni të më jepni. Dhe kur, në kohën e duhur, djali im Charles të bëhet Mbret, e di që ju do t’i jepni atij dhe gruas së tij Camilla të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua; dhe është dëshira ime e sinqertë që kur të vijë koha, Camilla të njihet si Queen Consort, ndërsa vazhdon shërbimin e saj besnik”.

Deklarata e bën të qartë përgjigjen e një pyetjeje që është bërë vazhdimisht që nga martesa e Charles dhe Camilla-s në vitin 2005, që erdhi 9 vjet pas divorcit të tij nga Princesha Diana.

Dukesha e Cornwall, Camilla, ka fituar popullaritet vitet e fundit, por nuk u pëlqye aspak kur u zbulua lidhja e saj me Charles, ndërsa ai ishte i martuar me Dianën, e cila asokohe ishte jashtëzakonisht e dashur nga njerëzit./RevistaClass

Exit mobile version