UBT News

I dashuri i Kourney Kardashian, fluturon me aeroplan 13 vjet pas rrëzimit tragjik

Bateristi i Blink-182, Travis Barker, ka fluturuar me aeroplan për herë të parë pas 13 vjetësh që kur kishte qenë pjesë e fluturimit tragjik ku kishin vdekur katër persona.

Barker edhe pse kishte shpëtuar, kishte pësuar djegie të shkallës së tretë në 65 për qind të trupit të tij.

Së fundi, Travis e ndërmori këtë iniciativë bashkë me të dashurën e tij, Kourtney Kardashian, të cilët hipën në një aeroplan në Los Angeles këtë të dielë.

Barker frikësohej nga fluturimet edhe para se të ndodhte tragjedia, madje kishte pasur parandjenjë të keqe, por pas rrëzimit tragjik ai nuk kishte hipur më asnjëherë.

Kourntey Kardashian dhe Travis Barker janë bashkë që nga dhjetori i vitit 2020./UBTNews

Exit mobile version