Xhudisti kosovar, Muharrem Hyseni, nuk ka arritur që t’i mbyll me medalje garat në Festivalin Veror Olimpik Evropian.
Në kuadër të kategorisë deri në 66 kilogramë, xhudisti kosovar u rendit në vendin e nëntë në EYOF 2022 Banska Bystrica.
Hyseni shënoi sot dy fitore, njërën kundër grekut Antonios Bintamov dhe tjetrën kundër Dario Alfonsos së Lihtenshtajnit.
Dy fitore dhe vendi i nëntë, është suksesi më i madh i Kosovës deri më tani në EYOF Banska Bystrica 2022.