UBT News

Hysen Durmishi caktohet ushtrues i detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Pas dorëheqjes së ministrit Liburn Aliu nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës , si udhëheqës detyre i Ministrisë së Infrastrukturës është caktuar Hysen Durmishi.

Komunikata nga Zyra e Kryeministrit:

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ushtrues të detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes dhe lirimit nga detyra të ministrit të këtij dikasteri, Liburn Aliu”, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së Kryeministrit.

Aliu dha dorëheqje sepse tha se ishte i zhgënjyer me zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovësdhe se sipas tij, zgjedhja Bashës nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën.

Exit mobile version