Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll për meshkuj është mposhtur nga Egjipti me rezultat 3:0, në ndeshjen e tretë të saj në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Egjipti e dominoi ndeshjen dhe i fitoi të tre setet me rezultatet 25:12, 25:19 dhe 25:17.
Për “Dardanët” kjo ishte humbja e tretë radhazi në këtë garë, pas disfatave ndaj Greqisë dhe Spanjës.
Kosova po merr pjesë për herë të parë në Lojërat Mesdhetare në volejbollin për meshkuj, ndërsa skuadra drejtohet nga trajneri malazez Darko Prebiraçeviç.
Pavarësisht rezultateve negative, “Dardanët” po vazhdojnë përvojën e tyre në këtë garë ndërkombëtare.
D.L
