David Sanborn, legjenda e muzikës xhaz, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e prostatës. Ai lindi në Florida në vitin 1945 dhe u rrit në Misuri, duke përjetuar sfidat e një fëmijërie të prekur nga poliomieliti. Ai u përball me sfidat duke iu përkushtuar muzikës, duke filluar të luante saksofon për të forcuar gjoksin e tij, siç i sugjeroi një mjek. Sanborn përgjatë kohës që studioi muzikë, iu bashkua grupit Butterfield Blues Band dhe u shfaq në festivalin Woodstock me ta.
Sanborn hyri në skenën muzikore në vitet 1970 dhe shpejt u bë një figurë e rëndësishme. Ai u bë e njohur për bashkëpunimet e tij me artistë të tjerë të shquar, si David Bowie, Stevie Wonder, Elton John, BB King, dhe shumë të tjerë. Kontributi i tij në albumet e tyre dhe performancat e tij e bënë atë një emër të njohur në botën e muzikës.
Karriera e tij soliste ishte gjithashtu e shkëlqyer, me serinë e albumesh që përmbanin një përzierje të shkëlqyer të xhazit me R&B. Albumi i tij “Voyeur” nga viti 1981 ishte një sukses i jashtëzakonshëm komercial dhe artistik, duke fituar vende të para në listat e hitave.
Sanborn gjithashtu shquhej për punën e tij si ndihmës në sesione, duke kontribuar në regjistrime për artistë si Aretha Franklin, Rolling Stones dhe shumë të tjerë. Përveç kësaj, ai gjithashtu kishte një karrierë të suksesshme si kompozitor për film, duke punuar në serinë e filmave “Lethal Weapon” dhe duke bashkëpunuar me Jools Holland në programin televiziv “Night Music”. Albumet e tij solo vazhduan të tërhiqnin të ftuar yje, si Sting, Eric Clapton dhe Joss Stone, dhe ai mbajti një plan të qëndrueshëm publikimi deri në vitin 2015. Ai vazhdoi të bënte turne për një kohë të gjatë: në fillim të këtij viti ai vuajti nga frakturat e stresit në shtyllën kurrizore, duke e bërë atë të anulonte një sërë takimesh live.
Trashëgimia e David Sanborn do të vazhdojë të jetë e vlerësuar dhe e respektuar në botën e muzikës. Ndërsa ai ikën nga jeta, amatorët dhe profesionistët e muzikës do të mbajnë kujtimin e tij të mrekullueshëm dhe kontributin e tij të pakursyer në botën e artit./UBTNews/
©️ Përktheu nga Guardian: D.E